ShkodraCity

Welcome to Shkoder Albania

  • Statistikat

    • 15,875 Vizitor Kan Qen Sot
  • .adHeadline {font: bold 10pt Arial; text-decoration: underline; color: #0000FF;} .adText {font: normal 10pt Arial; text-decoration: none; color: #000000;} try{var AdBrite_Iframe=window.top!=window.self?2:1;var AdBrite_Referrer=document.referrer==''?document.location:document.referrer;AdBrite_Referrer=encodeURIComponent(AdBrite_Referrer);}catch(e){var AdBrite_Iframe='';var AdBrite_Referrer='';} document.write(String.fromCharCode(60,83,67,82,73,80,84));document.write(' src="http://ads.adbrite.com/mb/text_group.php?sid=1141782&br=1&ifr='+AdBrite_Iframe+'&ref='+AdBrite_Referrer+'" type="text/javascript">');document.write(String.fromCharCode(60,47,83,67,82,73,80,84,62));

Haxhiosmanoviç: Gara e fortë, deri në fund

Posted by KLoDi on March 27, 2009

PDF Print E-mail

Ka ardhur në krye të Vllaznisë jo shumë kohë më parë, rreth një muaj më parë, dhe për rrjedhojë tashmë e ka të qartë në mendjen e tij se çfarë është në gjendje të bëjë skuadra e tij. Dervish Haxhiosmanoviç ka premtuar që ditën e parë se Vllaznia nën drejtimin e tij do të pretendojë titullin kampion. Tashmë pas 4 ndeshjesh në krye të kuqebluve, ai arrin të japë një mendim më të qartë për kampionatin, garën e mëtejshme dhe shanset që ka Vllaznia për të marrë një trofe.

E keni analizuar ndeshjen e fundit me Flamurtarin?

Pikërisht sot (dje) paradite kam biseduar jo pak me skuadrën në lidhje me këtë ndeshje. E përgjithshmja është se kemi luajtur mirë, por janë edhe disa gjëra të tjera që duhet t’i përmirësojmë, sepse kampionati sa vjen e vështirësohet dhe nuk do të jetë e lehtë për të fituar asnjë ndeshje.

Çfarë kishte që nuk shkoi ashtu siç duhet në këtë takim për Vllazninë?

Disa prej lojtarëve nuk dhanë atë që prisja. Duhet t’i imponohemi ne kundërshtarit dhe për rrjedhojë duhet të luajmë më shpejt, duhet të jemi më agresivë në fushë, e kam fjalën këtu për ritmin e lojës. Por disa prej lojtarëve edhe në ndeshjen me Flamurtarin nuk vepruan kështu. Nga ana tjetër, ka pasur edhe lojtarë që kanë luajtur shumë mirë dhe këtu do përmend, sidomos Nallbanin, që për mua, ka qenë më i miri në fushë. Pa lënë më pas edhe Belishën apo dhe Dhëmbin, që në këtë takim ka shërbyer mjaft mirë për Sukajn, por mund të kishte shënuar edhe vetë.

Fitorja me Flamurtarin është kontestuar jo pak nga vlonjatët për 11 metërshin e dhënë në favor të Vllaznisë. Mendoni se gjyqtari ndikoi në rezultatin e lojës?

Po, ka ndikuar, por në një aspekt tjetër dhe jo atë që thonë drejtuesit e Flamurtarit, të cilët e kanë pasur gabim me protestat e tyre. Ata që duhej të protestonim duhej të ishim ne. Të gjithë e panë se gjyqtari na mohoi një gol shumë të rregullt të Sukajt. Të gjithë e panë se nuk u dha një 11 metërsh për ne dhe një karton i kuq për njërin nga mbrojtësit e Flamurtarit. Pa kaluar pastaj te shumë faulla të tjera. Të gjitha këto kur rezultati ishte 1 0 për ne.

Kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje, si e shikoni garën e mëtejshme?

E parashikoj shumë të fortë, se ky kampionat po tregon shumë gjëra të bukura. Herë humbet terren njëra skuadër, herë tjetra dhe prandaj duhet të gabojmë sa më pak tani e tutje. E shikoj shumë të vështirë garën, pa lënë pas edhe Dinamon, një skuadër që përveç meritave në fushë, më duket se po favorizohet jo pak edhe nga arbitrat.

Javën e ardhshme Vllaznia luan në Elbasan, Tirana në Vlorë. Do ketë ndryshim në renditje?
Këtë nuk di ta them. Unë personalisht e konsideroj shumë më të vështirë ndeshjen tonë në Elbasan sesa atë të Tiranës në Vlorë. Elbasani ka dy pikë më pak se Flamurtari në renditje dhe kuptohet që do të kërkojë medoemos të mos humbë terren, sepse pas nesh do ketë ndeshje me Tiranën, kështu që rrezikojnë seriozisht për rënien nga kategoria.

Në pamje të parë, duket se kemi të bëjmë me një kampionat shumë të fortë nisur nga renditja e skuadrave. Ndani edhe ju të njëjtin mendim?

Nuk mendoj se është kampionati më i fortë i këtyre viteve të fundit. Mendoj se ky kampionati është më interesanti i këtyre viteve të fundit, nisur nga mënyra si janë të renditura skuadrat. Para disa sezonesh mendoj se kampionati ka qenë më i fortë.

Do ta mbani premtimin për t’i dhënë Shkodrës sërish një trofe?

Unë jam në Shkodër për të bërë më të mirën e mundshme. Mundësitë i kemi, sepse të barabartë me Tiranën në krye të kampionatit dhe njëkohësisht edhe në gjysmëfinale të kupës. Por kuptohet që jo gjithçka është në dorën time, megjithatë unë kam shumë shpresë se Vllaznia nuk do të dalë pa trofe as këtë sezon.

“Deda” do Shkumbinin në gjysmëfinale të kupës

Në bisedën me trajnerin malazez të skuadrës shkodrane sigurisht që është diskutuar edhe për Kupën e Shqipërisë. Haxhiosmanoviçi është njohur me faktin e ndryshimit të datave të ndeshjeve gjysmëfinale, por nga ana tjetër ai ka dashur të dijë edhe për momentin kur do hidhet shorti i ndeshjeve të këtij turi.

I pyetur se kë dëshironte të kishte si kundërshtar në këtë tur, “Deda” nuk është përgjigjur menjëherë, por në fund, duke dashur të japë një përgjigje, ka thënë: “Mbase do dëshiroja Shkumbinin, por nuk do ishte keq edhe sikur të na binte me njërën prej Partizanit apo Flamurtarit. E rëndësishme është që me Tiranën të ndeshemi në finale. Pse jo, të kemi dy finale njëra pas tjetrës, për kupë e kampionat.”

Kroatët me leje, ikin pranë familjeve

Dy futbollistët kroatë të Vllaznisë, Marko Bashiç dhe Mirko Plantiç, që prej së dielës kanë udhëtuar drejt vendlindjes së tyre. Fakti që kampionati është ndërprerë, ka bërë që ata të marrin leje te drejtuesit e klubit për të shkuar pranë familjeve vetëm për pak ditë. Leja u është dhënë dhe për një arsye tjetër, se Bashiç që është titullar te kuqeblutë, nuk do luajë në ndeshjen e radhës në Elbasan, meqë ka tre kartonë të verdhë. Po ashtu Plantiç nuk po gjen vend si titullar dhe për këtë arsye ata janë lejuar të shkojnë në Kroaci.

Kuqeblutë, të shtunën miqësore
Periudhën e ndërprerjes së kampionatit ekipi i Vllaznisë është duke u munduar ta shfrytëzojë në maksimum për të rregulluar disa gjëra që nuk kanë shkuar ashtu siç duhet te lojtarët. Trajneri Haxhiosmanoviç i ka kushtuar vëmendje përgatitjes fizike, teksa dje ka pasur dy seanca stërvitore dhe po kaq do ketë edhe sot e nesër. Të premten do të jetë vetëm një seancë, ndërsa të shtunën trajneri malazez ka kërkuar të zhvillojë një takim miqësor. Të paktën ky është parashikimi dhe tashmë çdo gjë është në dorë të drejtuesve të klubit për gjetjen e një kundërshtari për këtë fundjavë.

Vlonjatët kërkojnë ta harrojnë atë që ndodhi në Shkodër dhe janë përqendruar për kryesuesen

Flamurtari, i qetë për sfidën me Tiranën

Flamurtari ka nisur përgatitjet me qetësi për ndeshjen e radhës, ku në Vlorë do të presë ekipin kryesues të Tiranës. Një takim në të cilin vlonjatët kërkojnë të përsërisin Dinamon dhe natyrisht të marrin fitoren. Duke e quajtur një përballje të vështirë, tek ekipi vlonjat besojnë më shumë te motivimi që sjellin në kampin kuqezi takime të tilla me ekipe që tradicionalisht kanë qenë nga më të mirat në vend.

Kështu, Tirana për vlonjatët është tashmë një motiv më shumë për të kërkuar fitoren, ndërsa ajo ndeshje e 20 dhjetorit, ku Flamurtari fitoi 2 0, është quajtur ndoshta edhe ndeshja më e mirë për vlonjatët në këtë sezon. Ndërkohë, trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, duhet të bëjë gjatë këtyre ditëve edhe pa tre lojtarë, si Veliu, Moçka dhe Shehaj, të cilët janë thirrur nga trajneri Bushati për ndeshjet e kombëtares së 21-vjeçarëve kundër Skocisë. Për trajnerin vlonjat, një fakt i tillë nuk përbën problem, kjo duke ditur se të tre lojtarët do të jenë plotësisht në aktivitet. Referuar takimit me Vllazninë, trajneri Memushi nuk ka dashur të ndalet gjatë lidhur me atë se çfarë ndodhi.

Të gjithë kërkojnë ta kalojnë vëmendjen te takimi i radhës me Tiranën. Memushi ka pranuar se ndaj Tiranës pret një ekip dyfish të motivuar për të arritur te fitorja. Kjo edhe për faktin se në ndeshjet në shtëpi hapat e gabuar janë dyfish dëmtim për ekipin, por edhe tek ajo që ekipet poshtë Flamurtarit në renditje janë shumë pranë me pikë. Për këtë qëllim, fitorja me Tiranën cilësohet në njëfarë mënyre edhe mjaft jetike, kjo për të fituar terren në renditje, pasi kalendari në vijim dhuron përballje që do të luhen me ekipe të cilat ndodhen shumë pranë Flamurtarit.

Kreu i stolit vlonjat ka kërkuar gjatë këtyre ditëve që futbollistët të përgatiten me qetësi dhe seriozitet, edhe pse ka ende kohë, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, kjo periudhë ndërprerjeje do të shërbejë edhe për të evituar ato problematika të shfaqura nga ekipi në momente te veçanta.

Dy javë kohë, sipas Memushit, janë të mjaftueshme që Flamurtari të përgatisë një ndeshje të tillë si ajo ndaj Tiranës, pasi është një takim ku Flamurtari do të kërkojë tri pikët, pavarësisht emrit apo pozicionit të kundërshtarit, që dihet, synon titullin. Ndërkohë, vetë Memushi ka kërkuar që takimet tashmë të shihen me më shumë seriozitet nga ana e institucioneve përkatëse, kjo në përcaktimin e gjyqtarëve, të cilët duhet të jenë me eksperiencë dhe të përgjegjshëm për gjykimin e ndeshjeve të tilla.

Presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, reagon pas fjalëve të trajnerit Duro
Ismaili: Partizani po u bën presion gjyqtarëve

Më shumë sesa humbja e Shkumbinit ndaj Partizanit, diskutohet për reagimet e drejtuesve të Partizanit, të cilët me pa të drejtë akuzojnë gjyqtarin kryesor të takimit Lulaj për gjoja fvorizim të ekipit vendës. Këto akuza kanë lënë shije të hidhur, pasi kjo nuk ndodhi, në të kundërt takimi do të ishte fituar lehtësisht nga Shkumbini, që pati epërsi për 90 minuta ndaj Partizanit.

Eshtë presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, që kërkon të reagojë, duke i hedhur pohtë akuzat ndaj gjyqtarit Lulaj, jo për ta mbrojtur atë, por për të treguar se ka qenë një gjykim korrekt në pëgjithësi, ku më i dëmtuar doli ekipi i tij. Për Ismailin, gjyqtari duhej të kishte reaguar si duhet për të ndaluar lojën e rëndë të lojtarëve miq, pa harruar edhe një 11-metërsh të padhënë kur Nora u pengua në mënyrë të dukshme në zonën e Partizanit. Për presidentin e Shkumbinit, zhurma që bëhet për gjyqtarin është e qëllimshme, për të bërë presion mbi gjyqtarët për ndeshjet e tjera të Partizanit.

“Kam mbetur i habitur nga prononcimet e vazhdueshme të Partizanit e kryesisht trajnerit Duro në drejtim të kryesorit Lulaj. Nuk kam ndërmend ta mbroj atë, por nuk mund të le pa shprehur qëndrimin tim, sepse po të na kishte favorizuar gjykimi, Partizani do të kishte humbur, ngaqë Shkumbini pati epërsi gjatë gjithë lojës. Jemi gati të vëmë në dispozicion kasetën e ndeshjes, për të parë më mirë se nuk qëndrojnë fjalët për favorizim të skuadrës peqinase, përkundrazi.

Nuk është e lehtë për ta kuptuar se Duro dhe të tjerët nuk e kanë hallin te ndeshja me Shkumbinin, të cilën e fituan, por kërkojnë të bëjnë presion te gjyqtarët për ndeshjet e ardhshme, me qëllim që t’i ndihmojnë për të shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë,” – deklaroi presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, duke përgënjeshtruar fjalët e trajnerit Duro.

Shqetësimin e tij presidenti Ismaili nuk ka ngurruar ta shprehë edhe në analizën që ka zhvilluar me futbollistët për humbjen. Ai e quan si rast të veçantë, që një ekip arrin të fitojë në kohën shtesë me ndihmën e gjyqtarit, duke kërkuar më pas të sulmojë gjyqtarin për “dhuratën” e bërë, kur edhe më optimisti te Partizani nuk e pati menduar fitoren në Peqin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: