ShkodraCity

Welcome to Shkoder Albania

  • Statistikat

    • 15,875 Vizitor Kan Qen Sot
  • .adHeadline {font: bold 10pt Arial; text-decoration: underline; color: #0000FF;} .adText {font: normal 10pt Arial; text-decoration: none; color: #000000;} try{var AdBrite_Iframe=window.top!=window.self?2:1;var AdBrite_Referrer=document.referrer==''?document.location:document.referrer;AdBrite_Referrer=encodeURIComponent(AdBrite_Referrer);}catch(e){var AdBrite_Iframe='';var AdBrite_Referrer='';} document.write(String.fromCharCode(60,83,67,82,73,80,84));document.write(' src="http://ads.adbrite.com/mb/text_group.php?sid=1141782&br=1&ifr='+AdBrite_Iframe+'&ref='+AdBrite_Referrer+'" type="text/javascript">');document.write(String.fromCharCode(60,47,83,67,82,73,80,84,62));

Lorenc Mosi : Aktorët e teatrit, buxhetorët më të varfër

Posted by KLoDi on March 27, 2009

Është një privilegj të jesh drejtor i Teatrit të një qyteti që cilësohet si djepi i kulturës sic është qyteti i Shkodrës,por mund të them që një post i tillë nuk është një komoditet. Kjo pasi Teatri është institucioni më i rëndësishëm i kultutës së qytetit dhe në këtë mënyrë përgjegjësite dhe vështirësitë janë të mëdha. Duke qenë i tillë dhe duke parë që kërkohet cdo dite e më shumë atëherë dhe puna që duhet të bëjmë është shumë më e madhe.

Cfarë mund të na thoni për aktivitetet dhe arritjet e Teatrit Migjeni gjatë punës tuaj si drejtor?

Unë kam 4 vite që jam drejtor i këtij institucioni dhe duhet të them që aktivitetet gjatë punës time janë shtuar cdo vit. Nuk është rritur vetëm sasia e aktiviteteve por dhe cilësia e tyre,janë më të zgjedhura dhe më aktuale. Mund të them që puna jnë gjatë këtyre viteve ka konsistuar në angazhimin më të madh të tre trupave të Teatrit,të cilat janë : trupa e humorit,trupa e dramës dhe trupa e muzikës. Nuk është e lehtë që një teatër me tre trupa të gjejë mundësinë e aktivizimit të të trejave,porn e jemi munduar që ta arrijmë këtë pike. Madje për të pasur një punë më efektive ne jemi munduar që në shumë raste të bëjmë dhe ndërthurje të trupave me njëra-tjetrën,pra shumë herë kemi kaluar aktorë të humorit në role të ndryshme për Drama ose dhe e kundërta.

Cilat janë vështirësitë më të mëdha që hasni në punën tuaj në marrëdhëniet me artistat?

Të punosh me artistat e qytetit të Shkodrës është një kënaqësi e madhe për cdo njeri po është njëkohësisht dhe një punë e vështirë . Në momentin që unë kam ardhur në drejtimin e Teatrit artistat e qytetit i kam gjetur disi të ndarë nga njëri-tjetri,dhe jo shumë bashkëpunues,prandaj ndjej shumë kënaqësi që kam arritur të bëj bashkimin e tyre,kam arritur që të mund ti nxjerrë në skenë të gjithë bashkë në premiera të ndryshme. Tanimë punohet me një kënaqësi më të madhe kur shikon që nuk është më ajo ndjenja e xhelozisë në mes artistave dhe mbizotëron fryma e bashkëpunimit.

Cilat janë problemet më të mëdha të Teatrit Migjeni?

Teatri është një institucion me shumë probleme,kjo pasi brenda një viti në të zhvillohen rreth 15 premiera nga ana e trupave tona si dhe rreth 80 tubime dhe shfaqje nga të tretët,dhe kjo sjell nevojën kryesore për mirmbajtjen e tij,për këtë duhen më shumë fonde dhe investime.Duhet të investohet në mirmbajtjen dhe rikonstruktimin e shumë pjesëve të tij duke filluar nga skena e më gjërë. Prandaj me gjithë këtë punë të madhe që nxjerr institucioni ynë,duhet që të ketë më tepër përkujdesje mirëmenaxhim.

Sa ndikon pushteti vendor në mirembajtjen dhe aktivitetet që zhvillon Teatri Migjeni?

Në kuadrin e bashkëpunimit me pushtetin vendor mund të them që kemi mardhënie të mira. Ata janë munduar që të na mbështesin,të na ndihmojnë por mendoj që brenda mundësive të tyre ata duhet që të kontribuojnë më tepër për artin dhe kulturën e qytetit dhe sidomos për Teatrin. Pra ne mendoj që duhet të kemi më tepër përkushtim nga ana e pushtetit vendor.

Cfarë mund të na thoni për pagat e aktorëve të Teatrit?A mendoni se ato janë të përshtatshme për punen e tyre?

Mund të them që ndër institucionet buxhetore të qytetit tonë,nga ana pagave ne jemi më të varfërit.

Sa mundësi ofron Teatri i qytetit tonë për aktivizimin e talenteve të reja ne skenen e tij?

Si institucion i cili kontribuon në rritjen e nivelit kulturorë,ne kemi bërë të mundur aktivizimin e brezit të ri në trupat tona,në këtë moment në përbërjen tonë kemi 4 të rinjë të aktivizuar. Madje mendoj që deri në fundin e këtij sezoni ose fillimin e sezonit të ri unë do të hap një studio përkatëse vetëm për përzgjedhjen e talenteve të reja,në mënyrë që të rritet numri i tyre në përbërjen tonë.

A bashkepunon Teatri i qytetit tonë me teatrot e qyteteve të tjera për aktivitete dhe shfaqje të ndryshme?

Përsa i përket bashkëpunimit me teatrot e tjera ne nuk është se kemi pasur shumë mundësi ose kohë,por ne kemi marrë pjesë në shumë konferenca dhe takime kombëtare dhe ndërkombëtare,në qytetet e Elbasanit,Vlorës,Fierit etj. Në këto takime ne jemi vlersuar dhe me shumë cmime dhe tituj të rëndësishëm. Kam dëshirë të theksoj që në takimet ku Trupat tona kanë marrë pjesë janë ndjerë shumë të vlersuar,dhe publiku i qyteteve të tjera ka shfaqur shumë respekt dhe kënaqësi për veprat dhe punën tonë.

Cialt janë projektet e Teatrit Migjeni për vitin 2009?

Për vitin 2009 ne kemi si projekt vendosjen në skenë të 5 premierave të rëndësishme. E para është një komedi e cila do vendoset javët e ardhëshme,e dyta është një Shoë me ndërthurjen e trupave të teatrit,e treat është një komedi ose një dramë,e katërta është një koncert i këngëtares Mukadez Canga me rastin e 50 vjetorit të saj,dhe e pesta është një dramë shumë e zgjedhur që do të vihet në skena nga trupa jonë e dramës me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Trupës Profesioniste të Dramës së qytetit.

A gëzoni përsëri mbështetjen dhe praninë e publikut shkodran?

Përsa i përket publikut dua të them që në këto 4 vite të punës time si drejtor jam shumë i kënaqur që kam arritur që sallat e teatrit në rastet e premierave dhe shfaqjeve të zhvilluara nga ana jonë ti mbush plot. Madje dhe shumë urime na janë bërë për një paraqitje shumë të pelqyer.

Një mesazh për të gjithë artëdashësit Shkodrane.

Mesazhim im konsiston në faktin që ne si pjesë e këtij teatri po mundohemi që të punojmë sa më shumë për kënaqjen e artëdashësit dhe po mundohemi që ta rrisim cdo ditë punën tonë,prandaj ne kërkojmë mbështetjen e vazhdueshme të artëdashësit ,në mënyrë që ne të ndihemi të vlerësuar dhe ata të ndihen të kënaqur dhe krenarë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: