ShkodraCity

Welcome to Shkoder Albania

  • Statistikat

    • 15,875 Vizitor Kan Qen Sot
  • .adHeadline {font: bold 10pt Arial; text-decoration: underline; color: #0000FF;} .adText {font: normal 10pt Arial; text-decoration: none; color: #000000;} try{var AdBrite_Iframe=window.top!=window.self?2:1;var AdBrite_Referrer=document.referrer==''?document.location:document.referrer;AdBrite_Referrer=encodeURIComponent(AdBrite_Referrer);}catch(e){var AdBrite_Iframe='';var AdBrite_Referrer='';} document.write(String.fromCharCode(60,83,67,82,73,80,84));document.write(' src="http://ads.adbrite.com/mb/text_group.php?sid=1141782&br=1&ifr='+AdBrite_Iframe+'&ref='+AdBrite_Referrer+'" type="text/javascript">');document.write(String.fromCharCode(60,47,83,67,82,73,80,84,62));

Përshkrimi Gjeografik

Posted by KLoDi on March 27, 2009

Qyteti i Shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë.
Kordinatat gjeografike janë: Gjerësi 190 30’ 42”, gjatësi 450 03’ 05”.

Peisazh nga Liqeni
i Shkodrës

Qyteti është i vendosur kryesisht në rafshinë. Në drejtimin jugperëndim-verilindje ka kuotat nga 9.5 m deri në 24 m mbi nivelin e detit. Në veriperëndim të tij ndodhet Liqeni i Shkodrës.
Pjesa kryesore fushore e qytetit sot ka një shtrirje prej 1150 ha, ndërsa pjesa kodrinore ka një shtrirje prej 350 ha. Në qytet përfshihen dhe tri lagje të jashtme: Bahçallëku në jug, Shiroka dhe Zogaj në perëndim, të cilat zënë gjithsej një sipërfaqe prej 180 ha. Nga ana lindore qyteti kufizohet nga Lumi i Kirit që buron nga Malësitë e Veriut dhe është 43 km i gjatë. Ky lum derdhet në Lumin Drin që rrethon Shkodrën nga ana jugore.
Nga liqeni buron Lumi i Bunës që derdhet në detin Adriatik dhe ka një gjatësi prej 44 km. Rrjedha e poshtme e lumit Buna ndan kufirin me Malin e Zi. Lumi Buna ka qenë i lundrueshëm nga anije të vogla tregtare në çerekun e parë të shekullit të kaluar, duke e kthyer Shkodrën në një port lumor. Lumi i Bunës bashkohet me lumin Drin rreth 2 km në jugperëndim të qytetit.
Shkodra nga ana lindore dhe jugore rrethohet nga nje varg kodrash deri në 110 m lartësi, kodrat e Rrencit në lindje dhe të Tepes në jug. Në jugperëndim gjendet kodra shkëmbore e kalasë së Rozafës, pikë strategjike shekullore, me lartësi 130 m dhe sipërfaqe 3.6 ha.
Nga veriu dhe veriperëndimi shtrihet Fusha e Mbi-Shkodrës, përtej të cilës fillojnë Alpet e Shqipërisë. Rreth 30 km në juglindje ndodhet bregdeti adriatik me Plazhin e Velipojës. Siç shihet brenda një rrezeje prej 30 km, me qendër Qytetin e Shkodrës, përfshihen të gjitha elementet gjeografike.
Gjeologjikisht qyteti ndodhet në rajonin e një fundosjeje tektonike të periudhës së pliocenit. Në truallin e qytetit gjenden depozitimet e lumenjve përreth. Klima ka tipare mesdhetare fushore ku ndërthuret ndikimi detar dhe ai kontinental.

Lumi Buna

Të dhëna klimatike

Qyteti i Shkodrës ka një temperaturë mesatare vjetore prej 15.3° C. Ne muajin janar temeperatura mesatare është 4.7° C, ndërsa në muajin korrik 26.0° C. Kryesisht qyteti është vend me diell, mesatarisht janë 2600 orë me diell në vit. Sasia mesatare e rreshjeve është rreth 1700 mm, kurse sasia maksimale është 2500 mm në vit. Përsa i përket lagështirës është në masën 66 %. Shpejtësia e erës varion nga 25 – 45 m/s dhe fryn nga drejtimi verilindor, jugor.

Bashkimi i lumenjve
të Drinit dhe Bunës

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: