ShkodraCity

Welcome to Shkoder Albania

  • Statistikat

    • 15,875 Vizitor Kan Qen Sot
  • .adHeadline {font: bold 10pt Arial; text-decoration: underline; color: #0000FF;} .adText {font: normal 10pt Arial; text-decoration: none; color: #000000;} try{var AdBrite_Iframe=window.top!=window.self?2:1;var AdBrite_Referrer=document.referrer==''?document.location:document.referrer;AdBrite_Referrer=encodeURIComponent(AdBrite_Referrer);}catch(e){var AdBrite_Iframe='';var AdBrite_Referrer='';} document.write(String.fromCharCode(60,83,67,82,73,80,84));document.write(' src="http://ads.adbrite.com/mb/text_group.php?sid=1141782&br=1&ifr='+AdBrite_Iframe+'&ref='+AdBrite_Referrer+'" type="text/javascript">');document.write(String.fromCharCode(60,47,83,67,82,73,80,84,62));

Institucione Kulturore dhe Sociale të Qytetit

Posted by KLoDi on March 27, 2009

Fototeka “MARUBI”.

Arti i fotografimit në vendin tonë zë fill në Shkodër në vitet ’50 të shekullit XIX dhe lidhet me emrin e Pietro Marubit (1834 – 1903) me origjinë nga Piacenca (Itali). I ardhur si azilant politik në Shkodër, ku dhe u vendos duke themeluar studion fotografike “Marubi”, e para e këtij lloji në Shqipëri. Puna e tij mbi dyzetvjeçare si fotograf ka lënë gjurmë të rëndësishme, me vlera historike dhe artistike.

Ndër fotografitë më të herëshme konsiderohen ato të Hamz Kazazit (1858) dhe Leonardo de Martino-s (1859).

Në studion “Marubi” pati njëkohësisht kontributin e vet modest edhe nxënësi i mjeshtrit italian, Mati Kodheli, me origjinë nga fshati Kodhel i Zadrimës që fatkeqësisht vdiq i ri (1862 – 1881). Nga viti 1885 në këtë studio punoi edhe vëllai i Matisë, Keli (1870 – 1940) i cili, me vdekjen e Mjeshtrit trashëgoi studion dhe filloi punen i pavarur. Ky i fundit mbajti paskëtaj për nderim e mirënjohje të mësuesit bujar, mbiemrin “Marubi”si mbiemër të vet.

Krahas rritjes së kërkesave të publikut, rritet dhe aktiviteti i studios “Marubi”, duke ndjekur hap pas hapi teknikat evolutive të fotografimit e duke u shquar për cilësi të lartë deri në realizimin e fotografisë së mirëfilltë artistike.

Brezi i tretë i dinastisë “Marubi”, pas vdekjes së Kelit, përfaqësohet nga biri i tij, Gega, i cili e trashëgoi këtë thesar të vyer dhe e pasuroi më tej atë, duke punuar me po atë përkushtim e profesionalizëm deri më fund të jetës së tij.

Në vitin 1970, fotografi i shquar Gegë Marubi ia dhuroi shtetit shqiptar këtë koleksion, fryt i një pune të pandërprerë njëqind e sa vjeçare, ku shkrihen së bashku arti dhe kujtesa e Shkodrës dhe e kombit tonë, i cili përmban rreth 160.000 negativë në pllaka xhami e në celuloid. Me bazën e këtyre fondeve u krijua fototeka “Marubi” e cila përfshin edhe katër arkiva të tjera negativesh me vlera të spikatura, nga fotografët e shquar shkodranë. Respektivisht Shan Pici, Rraboshta, Dedë Jakova e Angjelin Nënshati, duke e trefishuar pothuajse numrin e negativave në këtë fototekë. Vlen të theksohet se secili prej këtyre fotografëve kishte krijuar profilin e vet artistik.

Fondet prej mbi 400.000 negativash, përveç harkut të gjatë kohor, kanë një shtrirje gjeografike përtej kufinjve të qytetit e qarkut të Shkodrës. Aty janë fiksuar përveç mijëra e mijëra individë qytetarë ose jo të Shkodrës, qindra ngjarje historike lokale e kombëtare, kronika të përditshme të qytetit, persona të njohur publikë e personalitete të fushave të ndryshme të jetës politike, ekonomike, shoqërore e kulturore.


Foto nga Studio “MARUBI”

Gjithashtu është dokumentuar urbanistika e monumente të qytetit të Shkodrës e të pjesës më të madhe të qyteteve të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Një vlerë të veçantë marrin mijëra negativa që pasqyrojnë veshjet tradicionale, që përfshijnë të gjitha zonat etnografike të Shqipërisë së Veriut, shtëpitë karakteristike shkodrane dhe ato të fshatit, Pazari i Madh i Shkodrës, peisazhe natyrore deri në ato të Alpeve të Veriut etj.

Fototeka “Marubi” ruan përveç negativeve edhe regjistrat origjinalë, që nga viti 1918, ku janë të regjistruar me saktësi emrat e personave, grupeve dhe datat e sakta të fotografimit. Një punë e mirë dhe e kujdesshme është bërë nga vetë Kel Marubi, për të vënë në dukje përmbajtjen e negativave të punuar nga paraardhësit e tij.

Me vlera të veçanta muzeale janë edhe objektet e materialet e përdorura nga Marubët dhe fotografët e tjerë në studiot e tyre.

Fototeka “Marubi” u vihet në dispozicion të gjithë enteve apo klientëve të interesuar për të shfrytëzuar arkivin e pasur të saj, duke ofruar një shërbim përherë e më të kualifikuar e të shpejtë, duke respektuar legjislacionin përkatës, në kushtet e ekonomisë së tregut. Ajo ruan ekskluzivitetin e plotë mbi këtë pasuri kombëtare dhe të drejtat e autorit.

Gjatë viteve të fundit është zhvilluar një veprimtari e dendur dhe e larmishme në drejtim të promovimit të vlerave të kësaj Fototeke. Janë hapur periodikisht disa fotoekspozita brenda dhe jashtë vendit. Njëkohësisht janë botuar deri më tani disa albume me tematika të ndryshme nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të huaja.

Në bashkëpunim me institucione të specializuara simotra e partnerë të tjerë të huaj europianë po punohet me mbi një platformë të studjuar e perspektive për realizimin hap pas hapi të disa projekteve në drejtim të përmirësimit të kushteve të konservimit të negativave sipas standarteve bashkëkohore e një shërbimi sa më të kualifikuar e të shpejtë.

Aktualisht po punohet për skedimin e dixhitalizuar të të gjithë fondeve të arkivit, proces që tashmë është në rrugën e realizimit.

Në fillim të vitit 2004 Fototeka Marubi, me vendim të Këshillit të Ministrave, kaloi në vartësi të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve.


Foto nga Studio “MARUBI”

Teatri “MIGJENI”

Për herë të parë në Shqipëri trupat teatrale u krijuan në Shkodër para 120 vjetësh. Në vitin 1958 u ndërtua godina e teatrit, me 500 vende dhe me një arkitekturë të veçantë, rikonstruktuar në vitin 2001 nga një projekt i UNOPS/PASARP, me një vlerë prej 32.2 milion lekë. Në skenën e këtij teatri janë luajtur pjesët më të famshme të autoreve botërore dhe nga gjiri i tij kanë dalë aktorët nga më të mirët e vendit.
Gjithashtu në Shkodër është vënë në skenë opera e parë shqiptare “Mrika” me autor kompozitorin shkodran Preng JAKOVA, ekzekutuar nga orkestra sinfonike dhe interpretues vokal të Shkodrës.


Godina e Teatrit “MIGJENI”

Kinema “MILLENIUM”

Shkodra është një nga qytetet e para në Shqipëri ku filloi projektimi i filmave kinematografik. Deri në vitin 1944 qyteti kishte 5 salla kinematografike. Në vitin 1958 u ndërtua një kinema moderne me 600 vende. Ka filluar puna për rikonstruksionin e saj me një projekt financuar nga IDA.


Kinema “REPUBLIKA”

Muzeu Historik

Muzeu Historik i Shkodrës ka nisur të organizohet që në vitin 1947 (nën emërtimin “Muzeu Popullor”), por mori formë të plotë më 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shek 19, vlerat e së cilës ia shtonte “Kulla e Sahatit” bashkëngjitur me të.

Si bazë e eksponateve shërbyen objektet arkeologjike dhe etnografike të dy koleksioneve të pasura të Kuvendit Jezuit e atij Françeskan, themeluar që nga fundi i shek.19 si dhe materiale të tjera kryesisht etnografike e historike të familjeve shkodrane. Më 1953, me pasurimin e mëtejshëm të tij u bë riorganizimi i tij e ndahet në disa sektorë, ku për shkak të ideologjizimit, përparësi merr ai i Luftës Nacional-Çlirimtare dhe i ndërtimit socialist.Gjatë viteve në vazhdim ngrihen muze dhe shtëpi-muze të tjera, duke formuar një rrjet prej 7 qendrash muzeale.


Muzeu i Qytetit “Oso Kuka”

Pas ndërrimit të sistemit, me reformat e thella që u ndërmorën në fillim të viteve ’90 dhe për pasojë shtëpitë ku ishin ngritur muzetë iu kthyen ish pronarëve, ky rrjet muzeal u shpërbë, duke mbetur në funksion vetëm Muzeu qëndror ku u grumbulluan të gjitha objektet muzeale të qendrave muzeale të mëparëshme. Muzeu Historik u transferua në banesën monumentale të sapo restauruar (shëpi karakteristike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka), ku ndodhet edhe sot. Vazhdoi të funksionojëedhe Muzeu i Kalasë “Rozafa”. Në vitet ’70 në këtë institucion u përfshi Fototeka “Marubi”.


Muzeu i Keshtjelles

Sektori i arkeologjisë

Në nëntor të vitit 2002 u përurua Pavioni i Arkeologjisë në Muzeun Historik të Shkodrës, fryt i bashkëpunimit me Universitetin e Firences (Itali). Sipas një projekti të përbashkët, duke shfrytëzuar hapësirat e katit përdhes të ndërtesës, të përbërë prej dy sallash, me elementë arkitekturorë tradicionalë e me vlera origjinale të punimit të gurit e drurit, gërshetuar me panelat metalike ekspozuese, realizohet kombinimi ikonstruksioneve të traditës me ato moderne. Ndriçimi individual i objekteve të vendosur brenda kubeve prej qelqi, vë në dukjemirë ato dhe krijon efekte emocinale duke e futur vizitorin në një mjedis të vërtetë lashtësie.
Sektori i arkeologjisë është i vendosur në katin përdhesë të godinës, me sallat ekspozuese dhe atë të fondeve. Fondi arkeologjik përmban rreth 500 objekte, nga të cilët rreth 200, ndër më të përzgjedhurit, janë të ekspozuar ndersa pjesa tjetër ruhet në fond. Objektet arkeologjike muzeale të këtij sektori përfaqësojnë të gjitha periudhat historike, nga Neoliti (6000 vjet P.K.) deri në Mesjetën e vonë (shek.XVI). Ato kanë një shtrirje gjeografike që përfshin krejt pellgun e Shkodrës. Një pjesë e mirë e tyre vjen nga gjetje të rastit, por ka edhe objeke që vijnë nga gërmimet arkeologjike të ekspeditave të kryera në këtë territor.


Objekt arkeologjik Shek VII-VI P.K.

Në aspektin funksional objektet mund të klasifikohen si: vegla pune, enë të përdorimit shtëpiak e të transportit, objekte kulti, armë luftarake, stoli, objekte varrezash, arkitekturore, monedha e medalje. Një pjesë e tyre janë me vlera të spikatura artistike. Përsa i përket materialit të përdorur, ato janë të punuar në strall, gurë, mermer, kockë, qeramikë, metale, qelq etj.

Ka objekte të prodhimit lokal, por edhe të ardhura përmes shkëmbimeve tregtare me vende të afërta e të largëta.

Kjo ekspozitë do t’u shërbejë si vizitorëve vendas, e sidomos nxënësve e studentëve,të cilët mund të shohin konkretisht historinë e lashtë e vlerat e krijuara nga brezat paraardhës , ashtu edhe vizitorëve të huaj që duan të njihen me traditat historike e kulturore të qytetit e të krahinës së Shkodrës.

Muzeu vë në dispozicion të vizitorëve shpjegim të kualifikuar dhe materiale udhëzuese e promocionale të mjaftueshme.

Sektori i Historisë

Sektori i Historisë përmban Arkivin dokumentar dhe relike të karakterit historik. Në rrjetin muzeal të Shqipërisë është ndër më të pasurit. Ai ndahet në 55 fonde. Dokumentacioni ka të dhëna për gjithë Prefekturën e Shkodrës e më gjërë. Pjesa kryesore është në origjinal dhe e shkruar në shqip, italisht, frëngjisht, gjermanisht e serbisht.

Lënda që përmban është e karakterit historik, ekonomik, kulturor, artistik, gjuhësor, arsimor, administrativ, muzeor, shoqëror, memorialistik. Aty ruhen edhe përkthime në shqip e botimet e bëra nga Muzeu pas vitit 1949.

Pjesë e Arkivit është edhe videoteka me materiale historike të filmuara në Arkivin Qëndror të Shtetit e me imazhe të tjera (gjithësejt mbi 3000). Gjithashtu, fonoteka me koleksionin e pllakave të para të gramafonit, të regjistruara në Shkodër pas vitit 1953, dhe regjistrime orale të kujtesës historike. Një koleksion më vete përbëjnë fotografitë, ku janë fiksuar ngjarje, personazhe individuale ose në grup, monumente të ndryshme, personalitete të historisë etj.

Dokumenti më i vjetër konsiderohet një pergamenë katër faqesh ende e padeshifruar, për të cilin mendohet se daton në shek.XII – XIV.

Dokumentacioni tjetër i shkruar vazhon me fillimin e shek.XIX, ku veçohen shkrime me alfabetin e vjetër të Shkodrës (1827).


Objekt arkeologjik Shek VII-VI P.K.

Pranë Muzeut ruhet dhe një koleksion me objekte të artit të pikturës e skulpturës (105 punime).Veçohet një basoreliev mesjetar, i punuar në dru, që paraqet Jezu Krishtin me 12 Apostujt, me tekste në alfabetin cirilik. Veprat e tjera, shumica të punuara me bojra vaji i datojnë fundit të shek.XIX e vazhdojnë deri më sot.


Pergamene e vjeter

Fondi i objekteve historike të Muzeut përbëhet nga 4 koleksione kryesore që dokumentojnë periudhën nga shek.XV deri më sot

1. Koleksioni i armëve: Përmban armë të të gjitha llojeve, prodhime vendi ose importi.

Artileri e lehtë (topa të vegjël),shek.XIV – XV.

  • Artileri e lehtë (topa të vegjël),shek.XIV – XV.
  • Armë zjarri, krahu ose brezi të shek.XVII e në vazhdim.
  • Armë të ftohta tipesh të ndryshëm,shek.XVIII – XX.pede. Ut a metus.
  • Predha furioze metalike të madhësive të ndryshme (veçohen predhat prej guri të shek.XV, më masivet – deri më 600 kg.)

2. Koleksioni i relikeve: Lidhet me ngjarje historike e personalitete të shquara të qytetit e krahinës së Shkodrës (ndër to: të L.Gurakuqit, P.Vasës, Sh.Gjeçovit, B.Currit, D.Boriçit, Migjenit)

3. Koleksioni i vulave: Lidhen me veprimtarinë e institucioneve shtetrore, fetare a të individëve të ndryshëm të qytetit e të krahinës së Shkodrës, por edhe të shtetevetë huaja.

4. Koleksioni numizmatik (monedha e kartëmonedha të periudhës moderne): Përmban prerje monetare ose letra me vlerë të Shqipërisë e tëdisa shteteve që kanë patur marëdhënie politike apo tregtare me Shkodrën apo Shqipërinë (shek.XIX – XX ). Këtu veçohen kartëmonedhat e prera e të qarkulluara në Shkodër më 1920, kur qyteti iu bashkua përfundimisht shtetit shqiptar.

Sektori i Etnografisë

Ky sekor ka një fond prej rreth 1500 objektesh që u përkasin shek.18 – 20. Ato janë prodhime artizanale të qytetit të Shkodrës e zonave gjeo-etnografike të pellgut të tij: Dukagjinit, M.Madhe, Shllakut, Postrribës, Zadrimës, Anamalit, Krajës si dhe të krahinave të Pukës e të Mirditës.

Një pjesë e tyre janë prodhuar nga individë të familjeve qytetare apo fshatare, kurse pjesa tjetër prodhime të mjeshtërve të punishteve artizananale të qytetit të Shkodrës duke ndjekur traditën shekullore vendase, por edhe me elementë të rinj, të ndikuar nga kontaktet me kultura të huaja, në kohë të ndryshme.

Materialet e përdorura për punimin e tyre janë kryesisht të burimit vendas, por janë përdorur edhe materiale importi, kryesisht në prodhimet qytetare e më tepër në kohë të vona, me futjennë treg të materialeve të industrializuara.


Japanxhë- veshje gruaje shkodrane

Objektet janë të klasifikuara sipas funksionit në:

Tekstile (veshje komplete ose elemente veshjesh, sende mobilimi të ambienteve shtëpiake, si qylyma,perde, mbulesa tryeze, shtretrish.,strishe muri, etj.). Ruhen rreth 500 njësi, në një gjendje relativisht të mirë konservimi.

Në punimin e tyre është përdorur dendur leshi, mëndafshi natyror, pambuku, liri, duke kryer ciklin e plotë të procesit në vend, sipas teknikave tradicionale, natyrisht në një proces evolutiv të tyre. Vlen të theksohet se ato shquhen për origjinalitet, dekoracion të pasur, plot simbolikë e kolorit. Në mënyrë të veçantë vlera të rralla artistike përmbajnë veshjet, ku shpesh është përdorur filigrana me nuanca të shumta ngjyrash. Po kështu qëndisjet me dorë të të pëlhurave prej mëndafshi, liri e pambuku të shamive,këllefëve, çarçafëve etj.

Orendi druri me gdhenie si rafte, tryeza, karrige, elementë dekorativë të interiorit të banesave, me motive gjeometrike, floreale e zoomorfe. Gjithësejt ruhen rreth 35 objekte të tilla.

Enë të përdorimit të përditshëm, si kupa, pjata, tepsi,enë uji,etj, tangarë zjarri, të punuara në dru, qeramikë, porcelan, metale etj. Ato i përkasin jetës së fshatit, kryesisht asaj baritore si dhe asaj qytetare.Prej tyre ruhen rreth 120objekte.

Objekte prej guri, elementë të eksteriorit të shtëpive qytetare, si gryka pusi, lugje, enë masive depozitimi, pjesë arkitekturore banesash etj, të gdhendura me motive interesante e me forma origjinale.

Vegla pune të mjeshtrive të ndryshme, të kovaçit, argjendarit, lëkurpunuesit, bakërpunueit,drugëdhendësit, armëpunuesit, etj. Ruhen rreth 200 objekte të tilla.

Vegla muzikore tradicionale si lahuta, qifteli, fyej, zumare, saze etj. Ruhen rreth 50 copë.

Ka edhe objekte të importuara kryesisht nga Italia e Turqia, sidomos paisje e orendi të shtëpisë qytetare shkodrane: llampadarë, vazo, enë kuzhine e tryeze.

Bibliblioteka e Muzeut

Biblioteka e Muzeut që në themelimin e saj u ka shërbyer dhe u shërben jo vetëm punonjësve të brendëshëm, por edhe bashkëpuntorëve të tij e studjuesve të tjerë të jashtëm.

Ajo ka arritur të sigurojë një fond relativisht të pasur që mbulon të gjitha fushat e Albanologjisë, por edhe literaturë tjetër, të autorëve shqiptarë e të huaj, në shumë gjuhë të botës, duke numëruar rreth 15.000 tituj.

Librat më të vjetër i përkasin shekullit të 17-të, mund të përmendim librin “Dottrina Christiana” të P.Budit (1618), libri “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander – Begh” i G.Biemm-it (1742).

Një vend të veçantë zënë koleksionet e librave, revistave e gazetave periodike që nisin nga fundi i shek 19.

Fondi prej mbi 2000 vëllimesh i bibliotekës të familjes “Pipa” dhuruar Muzeut Historik të Shkodrës, ia ka rritur edhe më shumë vlerat kësaj biblioteke. Përmendim këtu, veçanërisht koleksionin “Albania” të F.Konicës dhe koleksionin “Shejzat” të E.Koliqit.

Veprimtaritë shkencore e promovuese

Muzeu Historik i Shkodrës ka grumbulluar tashmë një eksperiencë të mirë përsa i përket organizimit të veprimtarive shkencore, duke bashkëpunuar ngusht me institucione shkencore- kulturore e intelektualë të qytetit si dhe studjues vendas apo të huaj që hulumtojnë për historinë e traditat tona të pasura lokale.

Veprimtaria kryesore në këtë sferë mbetet Seminari Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj”, i cili në vitin 2002 realizoi me sukses tubimin e pestë periodik të tij.

Deri tani institucioni ka arritur të hedhë në shtyp materialet e katër seminareve të para (gjithësejt 8 vëllime) dhe po përgatitet të hedhë në shtyp ato të seminarit të pestë.

Një aspekt tjetër është organizimi i simpoziumeve e konferencave shkencore që hedhin dritë rreth ngjarjeve e personaliteteve të historisë, kulturës e artit shkodran e kombëtar, materialet e të cilave finalizohen në botime monografike.

Muzeu vazhdon botimin e revistës shkencore- divulgative “Kumtari” që ka nisur në vitet ’70 dhe ka arritur në numrin e 8-të të saj.


Botime të Muzeut Historik Shkodër

Hapat e parë janë hedhur edhe në botimin e guidave e materialeve të tjera promocionuese të karakterit turistik, si kontribut në zhvillimin e turizmit në qytetin e Shkodrës e zonën përreth. Ndër këto shënojmë: “Shkodra-guidë”(1994), albumi me kartolina “Fletore të ikonografisë shqiptare (I)” dhe është në shtyp një tjetër guidë, “Kështjella “Rozafa”.

Përsa i përket publikimeve promocionale nga arkivi “Marubi” mund të përmendim albumin “Gjurmë të Historisë Kombëtare në Fototekën Marubi” (1982), Albumin “Albanie, Visage des Balkans”, realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Francës në vitin 1995 si dhe albumin “Marubi” botuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në tetor të vitit 2003.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: