ShkodraCity

Welcome to Shkoder Albania

  • Statistikat

    • 15,875 Vizitor Kan Qen Sot
  • .adHeadline {font: bold 10pt Arial; text-decoration: underline; color: #0000FF;} .adText {font: normal 10pt Arial; text-decoration: none; color: #000000;} try{var AdBrite_Iframe=window.top!=window.self?2:1;var AdBrite_Referrer=document.referrer==''?document.location:document.referrer;AdBrite_Referrer=encodeURIComponent(AdBrite_Referrer);}catch(e){var AdBrite_Iframe='';var AdBrite_Referrer='';} document.write(String.fromCharCode(60,83,67,82,73,80,84));document.write(' src="http://ads.adbrite.com/mb/text_group.php?sid=1141782&br=1&ifr='+AdBrite_Iframe+'&ref='+AdBrite_Referrer+'" type="text/javascript">');document.write(String.fromCharCode(60,47,83,67,82,73,80,84,62));

Universiteti “Luigj Gurakuqi”

Posted by KLoDi on March 27, 2009

Ky universitet është universiteti i dytë i themeluar në Shqipëri pas atij të Tiranës.
Ka filluar në vitin 1957 si Institut i Lartë Pedagogjik me afat studimi dy vjeçar. Kishte dy degë: gjuhë-letërsi-histori dhe matematikë-fizikë, me 66 studentë dhe 6 pëdagogë.

Më 1970 bëhët institut 3-vjeçar dhe ka 4 degë: gjuhë-letërsi, histori-gjeografi, matematikë-fizikë dhe biologji-kimi. Në vitin 1982 afati i studimeve bëhet 4-vjeçar.

Më 1991 themelohet Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dhe sot funksionon me këto fakultete:

1.
Fakulteti i shkencave shoqërore me dëget: Gjuhë-letërsi, histori-gjeografi
2.
Fakulteti i gjuhëve të huaja me degët: Italianistikë, anglistikë, gjermanistikë
3.
Fakulteti i shkencave natyrore me degët: Matematikë, fizikë, biologji-kimi, infermieri, informatikë
4.
Fakulteti i drejtesisë me degën: Juridik
5.
Fakulteti i ekonomisë me degët: Administrim Bisnes, financë, turizëm
6.
Fakulteti i Mësuesisë me degët: Cikël i Ulët, Edukator

Të dhëna për numrin e studentëve dhe trupin mësimor shkencor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për vitin shkollor 2003 – 2004

Nr

Emërtimi

Gjithsej

Studentë me shkëputje nga puna

Korespondenca

Studentë me orë të pjesshme

Gjithsej

Femra

Gjithsej

Femra

Gjithsej

Femra

Gjithsej

Femra

1

Fakulteti Shkencave

Shoqërore

1694

1228

749

621

796

596

149

11

2

Fakulteti i Gjuhëve të

Huaja

462

336

462

336

0

0

0

0

3

Fakulteti Shkencave

Natyrore

1332

813

841

499

441

279

50

35

4

Fakulteti Ekonomik

927

436

633

307

174

88

120

41

5

Fakulteti Drejtësisë

1509

486

357

149

1102

317

50

20

6

Fakulteti Shkencave të

Edukimit

1427

1178

617

525

661

613

149

40

Gjithsej

7351

4579

3659

2437

3174

1893

518

249


Numri i studentëve konviktorë është 903. Trupi mësimor i Universitetit përbëhet nga 245 punonjës nga të cilët 125 janë femra. Në trupën mësimore përfshihen 99 punonjës të jashtëm. Trupi mësimor ndihmës përbëhet nga 12 punonjës. Ka 8 mësimdhënës me titullin Profesor, 15 me gradën Doktor.

Universiteti i Shkodrës ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me universitetet e mëposhtme: Universitetin e Gracit dhe Klagenfurtit – Austri, Bolonjës, Pizës e Firences – Itali, Prishtinës – Kosovë, Podgoricës – Mali i Zi, Capo Distria-Athinë – Greqi, Ilinoit të Jugut dhe Nebraskës – ShBA.

Universiteti i Shkodrës është anëtar i CUM që nga viti 1992.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: