ShkodraCity

Welcome to Shkoder Albania

  • Statistikat

    • 21,195 Vizitor Kan Qen Sot
  • .adHeadline {font: bold 10pt Arial; text-decoration: underline; color: #0000FF;} .adText {font: normal 10pt Arial; text-decoration: none; color: #000000;} try{var AdBrite_Iframe=window.top!=window.self?2:1;var AdBrite_Referrer=document.referrer==''?document.location:document.referrer;AdBrite_Referrer=encodeURIComponent(AdBrite_Referrer);}catch(e){var AdBrite_Iframe='';var AdBrite_Referrer='';} document.write(String.fromCharCode(60,83,67,82,73,80,84));document.write(' src="http://ads.adbrite.com/mb/text_group.php?sid=1141782&br=1&ifr='+AdBrite_Iframe+'&ref='+AdBrite_Referrer+'" type="text/javascript">');document.write(String.fromCharCode(60,47,83,67,82,73,80,84,62));

Archive for the ‘Kulutre’ Category

“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën

Posted by KLoDi on March 27, 2009

Kanë vendosur ta quajnë “Andrra e jetës”. Jo vetëm sepse kjo ishte kryevepra e tij, por sepse ëndrra për jetën është lajtmotivi i çdo njeriu. Prej do kohësh, kanë nisur xhirimet për realizimin e një filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe gjuhëtarit, Dom Ndre Mjeda. “Dom Ndre Mjeda është një figurë e madhe e kulturës shqiptare, poet, përkthyes, poliglot, atdhetar, njeri me virtyte dhe karakteristika shqiptare, por mbi të gjitha meshtar i vyer, teolog i spikatur dhe bari i përshpirtshëm. Mjeshtër i madh i vjershës dhe poemës. Ai me veprat e tij ka ofruar vargje të bukura, plotë ndjenjë”, – thotë Dom Nikë Ukgjini, producenti i këtij filmi. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e dy vjet nga ndërrimi i jetës se tij, ai behët gjithnjë e më tepër figurë frymëzuese dhe intriguese për kulturën shqiptare. Kjo qe arsyeja që nxiti një grup studiuesish nga Shkodra, të cilët morën kurajën për të filluar realizimin e ekranizimit të jetës dhe veprës se tij. Read the rest of this entry »

Advertisements

Posted in Kulutre | Leave a Comment »

Lorenc Mosi : Aktorët e teatrit, buxhetorët më të varfër

Posted by KLoDi on March 27, 2009

Është një privilegj të jesh drejtor i Teatrit të një qyteti që cilësohet si djepi i kulturës sic është qyteti i Shkodrës,por mund të them që një post i tillë nuk është një komoditet. Kjo pasi Teatri është institucioni më i rëndësishëm i kultutës së qytetit dhe në këtë mënyrë përgjegjësite dhe vështirësitë janë të mëdha. Duke qenë i tillë dhe duke parë që kërkohet cdo dite e më shumë atëherë dhe puna që duhet të bëjmë është shumë më e madhe.

Cfarë mund të na thoni për aktivitetet dhe arritjet e Teatrit Migjeni gjatë punës tuaj si drejtor? Read the rest of this entry »

Posted in Kulutre | Leave a Comment »

Institucione Kulturore dhe Sociale të Qytetit

Posted by KLoDi on March 27, 2009

Fototeka “MARUBI”.

Arti i fotografimit në vendin tonë zë fill në Shkodër në vitet ’50 të shekullit XIX dhe lidhet me emrin e Pietro Marubit (1834 – 1903) me origjinë nga Piacenca (Itali). I ardhur si azilant politik në Shkodër, ku dhe u vendos duke themeluar studion fotografike “Marubi”, e para e këtij lloji në Shqipëri. Puna e tij mbi dyzetvjeçare si fotograf ka lënë gjurmë të rëndësishme, me vlera historike dhe artistike.

Ndër fotografitë më të herëshme konsiderohen ato të Hamz Kazazit (1858) dhe Leonardo de Martino-s (1859).

Në studion “Marubi” pati njëkohësisht kontributin e vet modest edhe nxënësi i mjeshtrit italian, Mati Kodheli, me origjinë nga fshati Kodhel i Zadrimës që fatkeqësisht vdiq i ri (1862 – 1881). Nga viti 1885 në këtë studio punoi edhe vëllai i Matisë, Keli (1870 – 1940) i cili, me vdekjen e Mjeshtrit trashëgoi studion dhe filloi punen i pavarur. Ky i fundit mbajti paskëtaj për nderim e mirënjohje të mësuesit bujar, mbiemrin “Marubi”si mbiemër të vet. Read the rest of this entry »

Posted in Kulutre | Tagged: | Leave a Comment »