KF Vllaznia

Klubi sportiv “ Vllaznia” është klubi më i vjetër themeluar në Shqipëri (16 Shkurt 1919). Bashkimi i Shoqerive Sportive “Vaso Pasha” dhe “Mustafa Pasha” solli krijimin e Shoqërisë Kulturore Sportive “Vllaznia”. Shkodra është origjina e lindjes së çdo sporti. Ndër evenimentet më të spikatura për sportin shqiptar mund të përmenden:
-
më 1908 për herë të parë luhet futboll në Shkodër;
-
topin e parë të vërtetë të futbollit ne Shqipëri e sjell prifti maltez At Gutt Ruter;
-
më 1913 luhet në Shkodër ndeshja e parë nderkombëtare e futbollit për vendin tone: mes skuadrës “Indipendenca” dhe një formacioni austro – hungarez;
-
më 1920 organizohet gara e parë me biçikleta;
-
më 1925 organizohet i pari Rreth çiklistik që më vonë do të hynte në histori, si Rrethi i Parë Çiklistik në Europë për amatorë;
-
më 1922 organizohet e para garë atletike në këtë qytet. Read the rest of this entry »




